Rama: Nesër dalin nënat me fëmijë deri në 10 vjeç/ Mjeku: Boll me eksperimente të dështuara!
Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama u shpreh se nesër do të lejohet të dalin deri në orën 11:00 nënat me fëmijë deri në 10 vjeç.
Rama u shpreh kështu:
Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç. Kujdes! Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00.
Ndërsa me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar, mjeku Erion Dasho. Ky i fundit, i cili është ekspert i Shëndetit Publik është shprehur se i duhet dhënë fund eksperimenteve të dështuara.
Postimi i tij:
Boll me eksperimente të dështuara! Java me katër ditë pune për të gjithë bizneset (përjashto baret dhe restorantet pa verandë) dhe dalja me fasha orare në tre ditët e tjera do të ishte zgjidhja e duhur për kushtet e Shqipërisë.
Kujtojmë këtu se teksa kryeministri Edi Rama jep vendime live nga Facebook se kush mund të dalë dhe kush jo nga shtëpia, shqiptarët janë në hall për bukën e gojës.