Lajme Javore

Informohu i pari

Rama mirënjhës deri në fund/ U dërgon mesazh qytetarëve: Faleminderit që më votuat

Syri.net’ raporton se kryeministri Edi Rama iu ka dërguar një mesazh në celular qytetarëve.

Bëhet e ditur se qytetarëve iu ka mbërritur një mesazh në ‘Whatsapp’ apo në rrjete të tjera mesazhi nga numri: 0697048901, pas fitores së mandatit të tretë. Në mesazh ai falenderon qytetarët që e kanë votuar si dhe ata që nuk i dhanë votën.

Raportohet se në mesazh shkruhet:

“Faleminderit nga zemra nëse më votuat dhe respekt pa rezerva edhe nëse nuk më votuat! Unë dua të jem kryeministri i denjë i të gjithëve Ju, pa dallim bindjesh e krahinash dhe do të bëj gjithçka mundem, për ta bërë bashkë me Ju Shqipërinë të ardhmen tonë! Përqafime dhe shëndet e lumturi familjarisht. Edi Rama.