Lajme Javore

Informohu i pari

Rama: Mbetet meraku/ Shqiptarët: Boll bëre sikur na do, na ke lënë si në burg

Pandemia e koronavirusit ka bërë, që ditët i shqiptarëve të bëhen më të vështira se kurrë më parë ndoshta.
E teksa shqiptarët kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë, kryeministri Edi Rama vazhdon dhe është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Rama vazhdon dhe jep urdhëra, këshilla dhe tregon se është në merak me anë të postimeve. Gjatë ditës së sotme Rama ka bërë këtë postim:

KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë! Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh. KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndeti. Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË. #SËBASHKU
Mirëpo në këtë postim të Ramës, ku është shprehur se i mbetet meraku kanë komentuar edhe shqiptarët që i kanë shkruar që të mos bëjë më sikur i do sepse i kalbi.

Komenti i plotë i një shqiptari:
A do zgjase dhe shume kjo mbyllja fundjavave. Se i kalbe njerzit brenda i ke lene si ne burg. As koreja veriut si ka mbyllë kshu.
Ndërsa një tjetër shqiptar i ka komentuar:

O i nderuar kryeminister po leket qe na mori me pa te drejte ministra Balluku kur do ma kthehen ne nuk jemi tender i nderuar se i eshte ber ves zonjes thjesht po kerkoj leket te na kthehen!
Komenti i një shqiptari tjetër është ky:

Ooooo shoku Edi lëri njerëzit të lirë, mos kujto se i do. Se po të na doje na i kishte plotësuar kushtet ti si gjithë Europa, mos u vër kushte të varfërve se dhe ata duan të jetojnë shoku Edi.