Lajme Javore

Informohu i pari

Rama: Masat e reja ndë shkimore do jenë më të forta, po bëjmë një mrekulli

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

Ndërkohë që thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë. Disa ndoshta edhe nuk kanë fare.

Por kryeministri Edi Rama ka thënë qeveria e tij po bën diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli. Po ashtu Rama ka thënë se masat ndëshkimore do të vazhdojnë, madje do të jenë edhe më të forta ka thënë ai.

Fjala e tij:

U lutem të gjithë qytetarëve që lëvizin gjatë ditës në qendrat urbane të mos dalin pa autorizim! Shumica dërrmuese janë super korrekt dhe kështu duhet të jenë të gjithë! Masat e reja ndëshkimore, të cilat duhet të garantojnë nismat e mëpasme lehtësuese, do të jenë shumë të forta, por uroj të mos e pësojë as edhe një, prandaj ju lutem të gjithëve korrektesë. Po bëjmë diçka që do të mbajmë mend si një mrekulli, nëse do të dimë të rezistojmë kështu deri në fund.
Kujtojmë këtu se disa ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se faturat e dritave do të paguhen një më një. Ata që nuk paguajnë do u priten dritat tha Rama. Kjo do të bëhet sepse sipas asaj që kryeministri tha OSHEE-ja do shkonte në gropë.