Lajme Javore

Informohu i pari

Rama kryeministër për herë të tretë/ PD-së nuk i del e keqja: Ja cfarë kanë paralajmëruar tani

PS e mori mandatin e 5-të me 77 diferencë nga LSI, kur vetëm vota të pavlefshme janë 5292. PD argumentoi se kandidatët e PS, veçanërisht, Harxhe Konomi dhe Nasip Naço kanë ngritur një skemë krimin a le të blerjes së votës me 50 mijë lekë për person.

Skema është kallëzuar në SPAK që përpara zgjedhjeve dhe funksionimi i saj përmes personave që e zbatonin është paraqitur si provë në Komisionin e Apelimit dhe Sanksioneve.

PD thotë se kryesuesja e listës së Beratit, Hatixhe Konomi, në bashkëpunim me drejtuesin e njësisë administrative 1 në Berat, njëkohësisht kunat i saj, Mirel Konomi, kanë shpërndarë 50 mijë lekë për vitë, kupona për karta identiteti dhe 30 mijë lekë plus kuponit. Për identifikimin e tyre kanë përdorur rregjsitrin e Gjendjes Civile, që është përdorur në masë për zbarimin e kësaj skeme kr*minale për blerjen e votave.

Në lidhje me Nasip Naçon, PD tha në KAS se i katërti në Qarkun e Beratit për PS ka blerë vota me 50 mijë lekë në komunën Velebisht, në bashkëpunim me Lorenc Toroveli, të gjithë këta të kal lëzuar në SPAK. PD theksoi se këto akte kanë cën uar rëndë procesin zgjedhor me qëllim deformimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe ndarjen e mandateve.