Lajme Javore

Informohu i pari

Rama kërkon gra që t’i japin dashurinë e nënës/ Ja si përgjigjet kryeministri

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk di si t’i përgjigjet një analize të Fatos Lubonjës, i cili ka thënë se kreu i qeverisë dëshiron që partneret e tij ta dua me dashurinë e nënës, që të mos e kritikojnë aspak.

Në një intervistë për “Opinion”, Rama tha se nuk dëshiron që tu futet këtyre gjërave e të diskutojë me Ljubën si Frojdi me Jungun.

Blendi Fevziu: Miku juaj i vjetër, i cili ka qenë dhe miku im, por sot është kritiku juaj, thoshte që ‘Rama kërkon vazhdimisht gra të cilat ta duan me dashurinë e nënës’. Pra, as mos ta kritikojnë. Si bashkëpunëtore flas, jo në këtë raport. Është e vërtetë kjo?

Kryeministri Edi Rama: Ky është psikanalisti popullor Fatos Lubonja. Kjo është një analizë, nuk i hyj kësaj sepse unë asnjëherë nuk hyj thellë në fusha ose në gjëra për të cilat nuk jam përgatitur që të mësoj, siç mësoj në detyrën time përditë kur duhet të flas gjëra që nuk janë materie që i zotëroj, dhe aq më tepër pastaj që të bëj një diskutim me Ljubën si Frojdi me Jungun. Kështu që ja lë Ljubës edhe Frojdin edhe Jungun t’i bëjë në mënyrë popullore, ndërsa unë mendoj që ajo që është e rëndësishme është që jeta e secilit, është jeta e secilit, jeta private është jeta private. Të tjerat askush nga jashtë nuk arrin dot as ti dijë deri në fund dhe aq më pak pastaj t’i gjykojë.