Lajme Javore

Informohu i pari

Rama e thotë hapur fare/ Këto gjëra nuk më pëlqejnë as te Saliu dhe as te Basha

Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin inve stigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

Në batuta me dy moderatorët, Rama tregoi se çfarë nuk i pëlqen tek vetja, tek Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Devi: Çfarë të pëlqen tek Monika? Rama: Kur s’flet.

Devi: Po tek Meta? Rama: Vallaj, le të themi që kur është tapë thotë “jam esëll”. Devi: Po tek Berisha?

Rama: Leje mos na e fut këtu. Qetësia e tij më pëlqen. Devi: Çfarë nuk të pëlqen tek Rama?

Rama: (What the F*ck) Doli zëri i brendshëm, e pe. Devi: Nëse nuk do i bësh votat, me kë bën koalicion? Rama: Nëse nuk i bëj, do vi të punoj këtu me Filipin part time.