Lajme Javore

Informohu i pari

Rama e tërhoqi padinë, gazetari i ‘Bild’: Doja të përballesha me të, kishim prova të reja!

Në një lidhje direkte për emisionin “Krasta Show”, ka folur gazetari gjerman Piter Tide.

Kujtojmë këtu se disa kohë më parë kryeministri Edi Rama tha se do të padiste gazetarin gjerman, pas disa përgjimeve që publikoi në gazetën ‘Bild’ ku thuhej se ishin vjedhur vota në Shqipëri.

Padia u tërhoq nga Rama, por gazetari gjerman ka thënë se do donte të kishte pasur një konfrontim me kryeministrin shqiptar.

Fjala e gazetarit gjerman:

Doja të kishte mbërritur puna në një konforontim me kryeministrin shqiptar. Jam i trishtuar që nuk do të kemi një proces gjyqësor. Kishim prova të reja. Avokatët tanë ishin të trishtuar se ishim të pregatitur mirë.
Tide gjatë fjalës së tij ka thënë edhe se me vendimin për t’u tërhequr Rama tregon se atij i ka mbetur pak mençuri.