Lajme Javore

Informohu i pari

Rama donte ta bënte deputete/ Shqiptarët fillojnë gallatën me Najada Çomon





Që në fillimet e tij, dihej që Komiteti Teknik i Ekspertëve ishte thjesht një zgjatim i partisë-shtet.

Kjo u konfirmua të enjten kur shefja e infektivit, Najada Çomo pranoi një ftesë të kryeministrit Edi Rama për t’u bërë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste.

Në median online shpërtheu ironia për pavarësinë e Komitetit Teknik dhe një foto ku Çomo ngjan si Rama nisi të qarkullonte me shpejtësi. Ndërkohë në listat e PS-së pritet të jetë edhe një mjeke. Bëhet fjalë për mjeken Shpresa Marnoj nga qyteti i Laçit.