Lajme Javore

Informohu i pari

Rama bën v aksinën e koronës/ Bën dhe premtimin e madh për shqiptarët: do jemi mirë të gjithë





Kryeministri Edi Rama ka marrë vak si nën anticovid të Pfizer të dhuruara nga një nga vende e BE për Shqipërinë.

Rama është personi i dytë në vendin tonë që e merr. E para që ka marrë injeksionin e Pfizer ka qenë doktoreshë Najada Çomo.

Pasi ka marrë injeksionin anticovid, Rama është shprehur se ndihet i lehtësuar për vete dhe për të gjithë Shqiptarët.

“Çdo gjë në rregull. Asnjë problem. Mendoj se është një ditë fantastike për faktin se jemi çliruar nga një barrë shumë e madhe. Barra e përgjegjësisë për të mos lejuar që shqiptarët të mbeteshin në radhë dhe për të mundësuar, pavarësisht se, Shqipëria dhe rajoni ku ne bëjmë pjesë, nuk u përfshi në skemën e furnizimit të menjëhershëm, të fillonte me sa më pak diferencë kohe nga ata të cilët kanë dhe gurin dhe arrën në dorë dhe i marrin vendimet dhe bëjnë dhe furnizimet. Ky spostim fare pak javor në kohë është një lehtësim i madh për mua.”