Qytetarja niset në këmbë drejt doganës së Kakavijës: 27 vjet në Greqi e s’them dot që jam shqiptare, Rama do votat
Gjendje alarmante është krijuar prej ditësh në doganën e Kakavijës. Qytetarët shqiptarë po turturohen në kulmin e verës në radhët e gjatë në doganë në pritje për të kaluar në shtetin fqinj.
Një qytetare ka ecur 6 kilometra për të shkuar në doganë ka folur e revoltuar në kamera. Ajo tha se shteti iu ka dhënë një bidon ujë por kjo s’mjafton pasi kanë nevoja të tjera edhe më të rëndësishme.
Çfarë të bëj vetëm unë punoj jam e detyruar të iki se më digjet puna. Ka shtet apo jo. Kush është ndihma e shtetit një bidon ujë. Unë dua të urinoj, jam me perioda, ku të ndërrohem, vetëm uji është ndihma e shtetit, kjo është ndihmë. 27 vjet në Greqi kam dhe nuk them dot që jam shqiptare Rama do votat tona. Jam pa dhëmbë vij në Shqipëri të hedh dhëmbët.
Shumë qytetarë janë nisur në këmbë drejt doganës për të kaluar dhe kanë lënë pas automjetet e tyre.