Qytetarit i vijnë dritat dyfish: Zakonisht paguaj 60 ose 70, s’kam shpi bari!
Prej plot një muaji vendi ynë ndodhet në izolim për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë së koronavirusit. Vendim ky i ndërmarrë nga qeveria për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Izolimi i plotë i vendit, pamundësia për të dalë nga shtëpia lirisht dhe po ashtu mbyllja e bizneseve dhe aktiviteteve ka vështirësuar jetën e gjithësecilit. Gjendja ekonimike dhe niveli i të papunëve është rritur ndjeshëm.
Ndërsa kryeministri Rama trumpeton në Facebook ndihmën prej 40 mijë lekësh për individë të dëmtuar ekonomikisht prej pandemisë, “nuk harroi” të marrë mbrapsht lekët përmes faturimeve të pazakonta të energjisë elektrike.
As në një situatë të zakonshme nuk është e zakontë një faturë energjie elektrike prej thuajse 150 mijë lekësh për një familje me nivel ekonomie mesatare.
Raste të ngjashme abuzimi janë bërë publike nga JOQ Albania pas denoncimeve nga qytetarët.
Një tjetër ankesë ka erdhur sot. Një qytetar nga Durrësi na shkruan se ka marrë mbifaturim për muajt shkurt dhe mars. Ku për shkurtin duhet të paguajë 145 mijë ndërsa për marsin 133 mijë ndërsa ai tregon se zakonisht nuk paguan më shumë se 60 ose 70 mijë lekë faturë mujore të dritave.
Gjithçka e vërtetuar me foto të librezës së dritave. Ndërsa duket se një skemë e neveritshme po aplikohet në kurriz të qytetarëve nga OSHEE edhe në këtë periudhë të vështirë.
Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:
Prsh JOQ po na masakrojn ne Dr me super mbi faturim dritash. Më kanë faturuar 145 mijë për shkurtin dhe 133 mijë për marsin. Nuk kam shpi bari. Ndërsa zakonisht paguaj 60 ose 70.