Qytetari ndjek këshillën e kryeministrit, shkon të lajë duart por s’ka ujë…
Pas evidentimit të dy rasteve të para ditën e djeshme me Koronavirus në vendin tonë, kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje publike për mediat ku edhe ka këshilluar qytetarët shqiptarë të lajnë duart pas çdo kontakti.
Një video vërtet domethënëse ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar është duke ndjekur fjalën e kryeministrit. Ai vendos të zbatojë këshillën e marrë dhe shkon në tualet ‘të lajë duart’, por për ironi të fatit nga rubineti nuk rrjedh ujë.
Kryeministri këshillon shqiptarët të kujdesen për veten, të lajnë duart por në shtëpitë tona nuk ka ujë.