Qytetari: I prekuri nga Koronavirusi ishte në varrim në Gomsiqe
Personat e parë që konfirmuan si të infektuar me koronavirus në Shqipëri janë babë e bir. Bëhet fjalë për V.K. dhe K.P. babë e bir, 54 dhe 28 vjeç.
Më herët gazetarja Beti Njuma tha se njëri prej tyre disa ditë më parë ka qenë në një ceremoni mo rtore.
E ndërsa pak më parë një qytetar nga Puka ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania dhe tregon se personi që është prekur nga koronavirusi V.K. ka qenë në një varrim në fshatin Gomsiqe.
Më pas në mesazhin e tij, ai shkruan se kërkon që në këtë qytet të nisen specialistë për të kryer kontrolle, pasi jo të gjithë i kanë mundësitë të shkojnë në Tiranë.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ, jam nje qytetar nga Puka. Personi qe eshte prekur nga koronavirusi me inicialet V.K. ishte dje pjese e njëe varrimi ne fshatin Gomsqe. Kerkoj nga ju si zeri i popullit ta ngrini si problem per te sjelle specialist per te kryer kontrolle te persoave te ndyrshem, pasi jo te gjithe kane mundesi te udhetojne drejt Tiranes per te kryer vizitat e duhura.