Lajme Javore

Informohu i pari

Qytetari e pyet, a i zë ‘dro gagjit’ Koronavirusi? Rama: Dëgjo këtu ti…

Si çdo ditë prej momentit kur vendi ynë është prekur nga pandemia e koronavirusit kryeministri Rama ka mbajtur një fjalim live në facebook.

Përpos fjalimit ai ka lexuar disa mesazhe të ardhura nga qytetarët të cilët përmes komenteve i drejtojnë pyetje.

Ai është tërbuar pasi ka lexuar komentin e një qytetari i cili ka shkruar: A i zë dro gagjijt koronavirusi?

Duket se në morinë e pyetjeve dhe ankesave nga qytetarët kryeministrit i ka tërhequr vëmendjen vetëm ky koment.

Qytetari ka shkruar:

A i zë dro gagjit koronavirusi?
Rama:

Ja pyet ky këtu: A janë ‘dro gagjit’ të rrezikuar? Dëgjo këtu ti, rri brenda mos lëviz dhe mos u merr me dro gagjit. Mëso A, B, C, D, E, DH Shabani sharron me sharrë. Pastaj eja më trego mua dr ogagjit.
Duket se Rama ka përfituar nga momenti për të bu llizuar komentuesin para mijëra ndjekësve dhe nuk i ka kthyer një përgjigje.