Lajme Javore

Informohu i pari

Qytetari dëshmon skenën: Policia ndaloi djalin me bukë në dorë dhe e gjobiti

Më herët publikuam lajmin e një qytetari që i zuri pritë një punonjësi të rendit dhe e plagosi për shkak të një gjobe të marrë.

Ndërsa çdo ditë në media bëhen publike raste të punonjësve të rendit që gjobisin qytetarët ndërsa janë këmbësorë ose në makinë madje edhe kur janë duke qarkulluar me leje dalje dhe autorizim.

Një rast vjen sot në redaksinë e JOQ Albania ku një qytetar ka dërguar një imazh ku duket një person i cili ka marrë bukë me vete dhe po shkon drejt punës ndërsa është gjobitur nga një patrullë policie.

Duket se shteti s’ka mëshirë as për njerëzit që lëvizin në momente kaq të vështira për të fituar bukën e gojës.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq. Sot ne fier ndaluan kte djalin me buk me vete per pun i vendosen gjob , kujdes fieri OFL NE terren. Anonim ju lutem se nuk na lejn rehat kto komunistat. Flm.