Lajme Javore

Informohu i pari

Qytetari bën pazarin tek KMY, s’u beson syve nga çmimet: Nga 40 lekë i mora 150 lekë

Situata e krijuar në vend prej përhapjes së koronavirusit nuk është aspak e lehtë për shqiptarët.

Përveç izolimit, stresit të krijuar dhe panikut, qytetarët përballen edhe me abuzime të çmimeve në supermarkete të ndryshëm.

Një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA nga KMY-ja në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Një qytetar ka shkuar të blejë në supermarket disa kikirikë për të kaluar kohën në këto ditë karantine, por është habitur nga ajo që ka parë.

Në raftin ku ishin vendosur kikirikët çmimi ishte më i ulët se ai që ka pagur. Pra në faturë qytetari ka paguar më shumë. Ai shprehet se këtë produkt e ka blerë 40 lekë gjithmonë, ndërsa tani e ka marrë 150 lekë të reja. Pasi i ka thënë kasieries, nuk ka mundur dot ta kthejë produktin, pasi fatura ishte e prerë.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ, bleva kete produktin te KMY në Yzberisht. Cmimi ishte ndryshe te rafti ku ishin vendosur dhe ndryshe ne fature. Pagova shume leke. Kur I thashe kasieres ajo vetem qeshte dhe me tha ke te drejte dhe bente sikur e nderronte. Heret e tjera e kam marre 40 leke kurse sot e mora 150 leke. Se mar vesh pse abuzojn me cmimet kmy nese keni mundsi publikoje.
Ndërkohë lidhur me rastin, përmes një komunikimi me radaksinë e JOQ ALBANIA ka reaguar edhe menaxheri i produkteve Mogyi që qytetari ka blerë. Ai sqaron se çmimi i produktit nuk është 40 lekë, por 1.05 cent me shumicë. Ndër të tjera thotë se nuk ka rritje çmimi.

Ai shprehet:

Pershendetje JOQ, pashe ate postimin ne faqen tuaj. Une qe po ju shkruaj jam menaxheri i shitjeve te produktit Mogyi. Ka nje keqkuptim ketu. Produkti Student Mix nuk ka qene kurre 40 leke, 1.05 cent e marrim ne nga Hungaria. Dhe te Kmy nuk ka patur rritje cmimi.