Lajme Javore

Informohu i pari

Qeveria spanjolle lumturon fëmijët, nga 27 prilli do të lejohen të dalin nga shtëpia

Fëmijët në Spanjë janë izoluar në shtëpi që nga 14 marsi, nën masa të rrepta për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Pas më shumë se një muaji, kryeministri Pedro Sánchez vendosur që të zbusë disi masat për fëmijët.

Ai është shprehur se shumë fëmijë, duke filluar që nga data 27 prill do të dalin nga banesat, “për të marrë pak ajër të pastër”.

Kërkesa erdhi nga kryetarja e bashkisë së Barcelonës, ​​Ada Colau, e cila ka fëmijë të vegjël vetë. Në një konferencë televizive të shtunën në mbrëmje, Sánchez tha se Spanja kishte lënë pas momentet më të vështira të pandemisë.

Kujtojmë se Spanja ka parë më shumë se 20,000 vde kje që nga fillimi i pandemisë dhe pothuajse 200,000 raste të infektuarish.