Lajme Javore

Informohu i pari

Putini s’ka ndermend të ndalet/ Rusët po gërmojnë në Kiev, dalin planet e keqija te Putinit

Forcat ukrainase e kanë shtyrë ush trinë ruse në vijën e frontit në lindje të Kievit. Kështu deklaroi para gazetarëve të mërkurën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Forcat ruse janë rreth 55 kilometra larg qendrës së qytetit të Kievit në lindje, një rritje prej 25 deri në 35 kilometra (afërsisht 15 deri në 22 milje) krahasuar me të njëjtin vend dje, tha zyrtari, raporton CNN.

Në veriperëndim të qendrës së qytetit të Kievit, forcat ruse “po gërmojnë dhe po vendosin pozicione mbrojtëse”, tha zyrtari. Ata nuk janë afruar më pranë qendrës së qytetit të Kievit përgjatë kësaj linje, shtoi zyrtari. Sipas tij, u shtarët rusë mbeten 15-20 kilometra (9-12 milje) larg qendrës së qytetit të Kievit në veriperëndim.

Në të njëjtën kohë, zyrtari tha se forcat ruse po bëhen më aktive në pjesën lindore të Ukrainës në zonën e Donbasit, duke thënë se ata “kanë aplikuar shumë më shumë energji” në rajonet Luhansk dhe Dontesk, dy zona që Kremlini i deklaroi si republika të pavarura përpara pushtimit të muajit të kaluar.

“Ne kemi filluar t’i shohim ata të gërmojnë rreth Kievit, por me të vërtetë duke u përpjekur të shkojnë më shumë në sulm sesa kanë qenë, më shumë energji aplikohet në atë pjesë lindore,” tha zyrtari.