Lajme Javore

Informohu i pari

Putin kundër martesave ga y: Asnjë prindër 1 dhe 2, vetëm nënë dhe baba

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha këtë të premte se martesa është bashkimi mes një burri dhe një gruaje, duke mbyllur kështu dyert për martesat ga y.

Në janar, Putin, paraqiti një projektligj për të ndryshuar Kushtetutën në Dumën ruse, duke gjetur mbështetje dhe konsensus.

Presidenti caktoi një komitet me dhjetëra ligjvënës dhe personalitete të njohur të cilët u takuan dje për të diskutuar ndryshimet në kushtetutën ruse.

Mes tyre ishte edhe tema e martesave hom osek suale, mbi të cilat Putin u shpreh qartë: “Një martesë është bashkimi i një burri dhe një gruaje, nuk mund të ketë prind 1 dhe 2, por vetëm nënë dhe baba”.

Gjatë takimit, presidenti mbështeti propozimin e grupit të punës për të prezantuar një ndryshim që sqaron konceptin e “martesës””.

Nënsekretarja e Këshillit të Përgjithshëm të Rusisë së Bashkuar, Olga Batalina tha gjatë takimit: “Sot vetë koncepti i familjes kërkon mbrojtje. Kjo ka shtuar dëshirën për të deklaruar zyrtarisht se familja është bashkimi i një burri dhe një gruaje”.

Më tej shtoi se pas analizimit të të gjitha ndryshimeve mbi familjen të pranuara në grupin punës, “Unë propozoj që të integrohet rregulli i mëposhtëm në Kushtetutë: kompetencat qeveritare përfshijnë mbështetjen, forcimin dhe mbrojtjen e familjes dhe vlerave tradicionale të saj”.

Presidenti Putin mbështeti ndërhyrjen e Batalina, duke përjashtuar kështu mundësinë që çiftet ho mose ksuale të bashkohen në martesë.

“Kjo është ideja e duhur dhe duhet mbështetur. Thjesht duhet të mendojmë se si ta formulojmë atë”, tha Putin.

Deklarata e tij nuk është e papritur, duke qenë se në vitin 2014, aprovoi ndalimin e propagandës ho mose ksuale, me qëllim mbrojtjen e të miturve nga informacionet që dëmtojnë vlerat e familjes.