Lajme Javore

Informohu i pari

Putin konfirmon takimin me presidentin e Ukrainës/ Ja kur zhvillohen bisedimet

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz se një raund i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për këtë fundjavë.

Ka qenë vetë kancelari gjerman, i cili bëri me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Putinin, ku u fol dhe për takimin e trete mes delegacioneve ruso-ukrainase.

Raundi i dytë i bisedimeve i mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për korridoret humanitare për civilët .

“Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare,” tha zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak në një postim në Twitter.