Lajme Javore

Informohu i pari

Putin ka dy fjalë me Europën dhe Amerikën/ Mos i vini më saksione Rusisë, ose do bëhet më keq

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi ata që kundërshtojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë që të mos e ‘përkeqësojnë më tej situtën’ duke vendosur më shumë sanksione ndaj vendit të tij.

Presidenti rus po fliste në një takim qeveritar kur bëri deklaratën në fjalë. “Ne nuk kemi qëllime të këqija kundër fqinjëve tanë,” tha Putini.

Ai tha se qeveria e tij nuk sheh nevojën që fqinjët e saj të ndërmarrin veprime të mëtejshme “që do të përkeqësonin marrëdhëniet tona”.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të mendojnë se si të normalizojnë marrëdhëniet, si të bashkëpunojnë normalisht dhe të zhvillojnë marrëdhëniet normalisht,” tha ai.

Deklarata e presidentit rus vjen teksa ministrat e jashtëm të perëndimit po mblidhen në Bruksel për të diskutuar mënyrat e mbajtjes së presionit ekonomik dhe jo vetëm, mbi Rusinë.

Putin përsëriti se gjithë veprimet e deritanishme të ushtrisë ruse kanë qenë në përgjigje të veprimeve armiqësore të bëra në drejtim të Federatës Ruse.