Lajme Javore

Informohu i pari

Pushimet me autorizim/ Blendi Klosi-shqiptarëve: Do të merrni leje në e-Albania për të vajtur në plazh

Teksa sezoni veror është vetëm disa javë larg, shqiptarët duket se nuk do të jenë në gjendje t’i frekuentojnë plazhet pa marrë leje.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili teksa ishte i ftuar në “Tv T”, foli në lidhje me masat që do të ndërmerren për sezonin e plazhit.

Klosi tha se shqiptarët do të marrin leje në portalin e-Albania për të vajtur në plazh.

Ai theksoi gjithashtu se midis pushuesve në plazhe do të ruhet një distancë e caktuar, ndërsa festat masive nuk do të lejohen.

Klosi tha:

Po përgatisim një rregullore të re të plazheve, duke i dedikuar një punë të imët, sigurisë së jetës dhe rrezikut të pandemisë. Do të kërkojë punë dhe detaje. Një draft e kemi, me rregulla të përcaktuara qartë. Me distancë më të madhe nga çadrat e plazhit. Nuk do të ketë festa masive në bregdet. Do të jetë drejt një turizmi familjar, të qetë, natyrisht duke marrë leje tej e-albania besoj. Pa leje, do të jetë e vështirë të mendohet sezoni turistik.