Lajme Javore

Informohu i pari

Punonte për bukën e gojës/ 59-vjeçari humbi jetën në punë në Mallakastër, bashkëshortja zbulon mashtrimin që bëri kompania

A ksidenti në Mollaj të Mallakastrës që i ka marrë jetën 59-vjeçarit Ferdi Metushi në prill të këtij viti ka sjellë reagimin e familjarëve të viktimës që në mëngjesin e sotëm kanë kërkuar drejtësi për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ndalime Metushi nga Boçova, bashkëshortja e viktimës së aksidentit të ndodhur në Mollas ka qenë sot para prokurorisë dhe në deklaratën e saj i është drejtuar organeve të drejtësisë për të zbardhur ngjarjen pasi hedh dyshime për manipulim të provave dhe fakteve për të mbuluar ngjarjen.Ndalime Metushi është shprehur se automjeti me të cilën u aksidentua bashkëshorti i saj natën e 19 prillit ka qenë me defekt. Automjeti nuk ka pasur levën e marshit dhe me pas është vendosur.Përveç kësaj kompania ku punonte bashkëshorti i Ndalime Metushit punonte në shfrytëzimin e inerteve në lumin Vjosë që është e ndaluar dhe për më tepër nga kompania është bërë sigurimi i tij pas v dekjes.