Lajme Javore

Informohu i pari

Punonjësit e transportit publik ngrihen në protestë: Na u refuzua paga e lu ftës

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej pandemisë së koronavirusit. Shumë shqiptarë kanë humbur vendet e punës, kurse shumë të tjetrë, kanë shumë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Raportohet se ditën e sotme punonjësit e transportit publik janë ngritur në protestë. Edhe pse qeveria Rama tha se shqiptarët do të ndihmohen, këta punonjës janë shprehur se janë lënë në harresë.

Një prej tyre ka thënë:

Problemi është se paga e lu ftës është refuzuar me pretekstin që aktiviteti nuk bën pjesë në listën e shërbimeve të mbyllura me urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë. Disa nga operatorëve i është komunikuar ky mesazh, disa të tjerëve i është refuzuar dhe disa janë akoma në pritje. Në sigurimet i paguajmë dhe gjendja financiare është e rënduar.
Kurse kreu i Shoqatës së se Transportit të Udhëtarëve ka deklaruar se Ministrja e Infrastrukturës, nuk u ka dhënë fare zgjidhje.

Këta punonjës kanë bërë apel që t’i ndihmojnë, pasi në të kundërt do të detyrohen të marrin masa eksterme. Po ashtu ata janë shprehur se janë në hall për bukën e gojës, kurse qeveria Rama i ka lënë në harresë.