Lajme Javore

Informohu i pari

Punoi gjithë muajin për të ngrënë një drekë/ Pushuesit sa nuk i bie tavani në kokë kur pa faturën që i erdhi në veri të Shqipërisë: Reagon edhe pronari i lokalit, ju lutem mos

Shqipëria dallohet për natyrën e bukur dhe të pasur, e cila tërheq edhe shumë turistë të huaj, pavarësisht faktit se investimi në sektorin e turizmit nuk ka qenë në nivelin e duhur përgjatë viteve. Ndërkohë vitet e fundit është vërejtur një problematikë në lidhje me çmimet nga sektorët e shërbimit turistik dhe mikpritësit. Ky vit sidomos e ka theksuar këtë problem për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe efekteve negative që ka shkaktuar në ekonominë shqiptare dhe jo vetëm.

Harrojeni jugun, shihni këtë faturë të çmendur në veri të Shqipërisë. Pronari lokalit në Lumin e Shalës jep përgjigjen epike

Një rast i abuzimit me çmimet e shërbimeve ka ardhur së fundmi në redaksinë tonë nga një grup të rinjsh. Ata shprehen se vendosën që të vizitonin veriun e Shqipërisë ku destinacioni i parë ishte Lumi i Shalës, që buron nga Alpet Shqiptare. Ndërkohë shpejt janë zhgënjyer nga çmimet e larta dhe abuzive, ku një dhomë 15 m2 shkonte 90 euro nata, madje edhe pa tualet!

Ata shtuan se çmimet abuzive vijuan edhe me transportin dhe me ushqimet nëpër restorante, teksa p.sh një troftë lumi prej 250 gr, kapte vlerën e 3 mijë lekëve të reja. Sipas llogaritjeve ata kanë harxhuar 400 euro për një natë për 6 persona, fjetje dhe një vakt, ndërsa kanë bërë publike edhe faturën për çdo produkt.

Mesazhi i plotë:

Prsh JOQ! Jemi nje grup cunash qe per here te pare vendosem te shikonim veriun e Shqiperise dhe destinacioni i par ishte “Lumi i Shales”. Pam qe per te vajtur aty nga Komani ishte 5€/personi, po kur shkuam aty nai llogariten vajtjen 10€/personi pasi kishte kaluar orari i drekes, cik si palidhje kur nje tarif eshte fikse. E dyta nje dhome 15m2 per tre persona, pa tualet kushtonte 90€ nata. Dy dhoma 180€. Nje pjate me dy fije patate, nje cop djath dhe 100gr mish vici bente 2000 leke te vjetra. Nje pjate me dy fije patate, nje djath dhe 100gr mish vici bente 10€ sic e shihni dhe ne fature. Nje trofte lumi 250gr kushtonte 3000 lek. Le pastaj cmimet e tjera te ujit apo cigareve apo dhe budalleqeve te tjera qe kemi paguar aty. Me pak fjale nje nate per 6 persona llogariteni tju shkoj 400€, me fjetje + nje vakt. Pastaj ankohen njerezit per jugun e Shqiperis apo pjesen e bregdetit. Shi se cfar behet ne nje nga zonat me te varfra te Shqiperise, aty ku ka vetem 3 vjet qe ka filluar turizmi.

Ndërkohë një reagim ka ardhur nga drejtuesi i restorantit:

Doja te shpjegoja kete foton qe e pash te faqja juaj Te gjitha cmimet u jane treguar persona ne fjale perpara se te vijne Transporti me varke eshte 10€ vajtje ardhje ne orarin e linjes Nese nuk gjendeni aty ne orarin e linjes quhet transport privat dhe kushton me shume Nese u eshte dukur shtrenjte te kishin thene se kemi mundesine per ta perballuar Skemi bere askend me zor qe te marre gjere te shtrenjta Trofta e lumit kushton shtrenjte sepse ka shume pune per tu zene e per tu pastruar Kur ste pelqeu cmimi pse e more? Por ju e doni falas sepse harroni sa puna eshte per tu bere Dhe doni te hedhni poshte mundin tone Cdo gje aty eshte arritur me mund e me djerse Kemi punu fort me arrit ketu Atyne djemve ju them faleminderit qe vini e na komplimentoni ne sy dhe shajne ketu tek ju Une e di se kush jane ata djemte sepse kam numrin e kontaktit te tyre Tani nese qenken aq burra kishin mundur te shkruajn me emer Por e treguan burrerin e tyre duke shkruajtur e duke share pas shpine. Dhe ne cdo vend cilesia kushton Nese doni te lira keni mjaft vende pa cilesi e ushqime te pangrenshme. Do ju lutesha ta fshini si foto pasi ndikon per keq tek puna jone Dhe sleme 6 djem burracake te na e humbin gjithe mundin.