Punë sezonale jashtë vendit? Rama jep lajmin e mirë: Po diskutojmë me vendin ku shkojnë më shumë shqiptarë për…
Mbyllja e kufijve ka shkaktuar krizë për punëtorë sezonalë veçanërisht në Greqi.
Për këtë arsye, kryeministri Edi Ram thotë se po diskutohet me palën greke për të lejuar kalimin e punëtorëve sezonal shqiptarë.
“Jemi duke diskutuar me palën greke. Kemi pasur edhe një kërkesë apo shqetësim të shprehur nga konfederata agropërpunuese dhe ne jemi duke diskutuar për të hapur rrugën për të shkuar në Greqi dhe për të njëjtën gjë mund të bëjmë edhe në vende të tjera”, tha Rama në “Opinion”.
Për sa i përket punës në të zezë, kreu i qeverisë tha se po mendohet edhe shpërblim për ata që denoncojnë.
“E di që nuk janë pak, por di që nuk kemi gjetur asnjë praktikë që një shtet të marrë përsipër këtë gjë jo për mungesë respekti ndaj tyre, por nëse e hap nuk ke asnjë mekanizëm ta ndash se kush është ai që punon në të zezë dhe ata që gënjejnë. Gënjeshtarë në kohë lufte ka plot. Nëse je i punësuar në të zezë dhe i drejtohesh Tatimeve ku i thua marr kaq rrogë tek x. Në rast se nuk ka denoncime kjo është pa zbulueshme. Ne jemi duke menduar edhe një shpërblim për denoncimin”, u shpreh ai.
Sa i përket fondit sovran, kryeministri tha se po mendohet zgjerimi i tij. “Praktikisht, marrëveshja ka hyrë në fuqi dhe ne kemi pasur informacion dhe ka shumë interes dhe kjo mund të na shtyjë të rrisim garancinë sovrane”, u shpreh ai.