Lajme Javore

Informohu i pari

Publikohen detajet që të këputin shpirtin/Ja si humbi jetën nëna me dy vajzat në Fushë-Arrëz! Shpëtoi për mrekulli djali i familjes

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e hidhur të trefishtë që ka ndodhur në Fushë-Arrëz, para pak çastesh.Mësohet se viktimat e kësaj tragjedia janë: Prendushe Kola 42 vjeçe, nëna e dy vajzave, Sidorela Kola 18 vjeçe dhe Emiljana Kola 15 vjeçe.Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se njëra prej vajzave është futur për t’u larë në dush kur papritur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.Ajo ka thirrur për ndihmë motrën e saj por edhe ajo sapo është futur në tualet ka humbur jetën.

Mamaja e dy vajzave iu ka shkuar në ndihmë atyre por sapo ka prekur dorezën e derës edhe ajo ka humbur jetën për shkak të kontaktit me energjinë elektrike.Ndërkohë mësohet se kjo ngjarje mund të kishte pasur fund edhe më tragjik pasi djali i familjes ju ka shkuar në ndihmë motrave dhe mamasë por fatmirësisht ka shpëtuar mirë, duke marrë vetëm disa plagë të lehta e jashtë rrezikut për jetën.Vite më parë humbjet e jetës në Shqipëri për shkak të korrentit ishin të shumta, por në kohën e sotme është e cuditshme si ka ndodhur kjo ngjarje.