Lajme Javore

Informohu i pari

Publikohen detaje rrënqethëse nga ngjarja në Pogradec/ Mjekia mendoi se foshnja lindi e pajetë dhe e la në kuti, aty bebja u shua prej verteti





Janë detaje të trishta ato që vijnë nga ngjarja e ndodhur pak ditc më parë ku një foshnjë humbi jetën në maternitetin e Tiranës, pasi ishte transportuar aty pas lindjes nga qyteti i Pogradecit.

Ditën e sotme pol icia ka vënë në ndjekje pen ale mjeken që e asistoi në maternitetin e Pogradecit, për mjekim të pali gjshëm pas lindjes. Por tashmë zbulimi i historisë së vërtetë të ngjarjes nxjerr në pah një anë tjetër të ngjarjes. Pas lindjes së parakohshme mjekët në Maternitetin e Pogradecit duke parë që fëmija nuk qante kanë menduar se ka lindur i pajetë. Por në fakt nuk ka rezultuar kështu.

Foshnja ka lindur 24 javëshe, dhe në kartelë është shkruar si ab ort.

Pas lindjes fëmija nuk ka qarë dhe stafi e ka vendosur në një kuti duke e konsideruar pa jetë. Pas pak orësh, një nga familjarët ka hyrë në dhomën ku mbahej fëmija dhe e ka dëgjuar të qajë. Menjëherë e kanë nisur në Tiranë por fëmija nuk ka mundur të jetojë.