Psikologia: 350 mijë shqiptarë vuajnë nga probleme të shëndetit mendor
Drejtuesja e Shëndetit Global në Public Health England, Arlinda Cenga, ka folur në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” se si mund të ndikojë situata e koronavirusit në shëndetin mendor të shqiptarëve.
Cenga tha se Shqipëria mund të kalojë një periudhë të vështirë sa i përket shëndetit mendor, për shkak të mungesës së theksuar të psiakatërve.
Sipas saj, vendi ynë ka numrin më të ulët të psikiatërve në Europë, po ashtu edhe ata që janë nuk janë trajnuar për psikoterapi pasi mbarojnë universitetin.
Psikologia tha se në Shqipëri ka 350 mijë persona që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor, por 85% e tyre nuk marrin trajtim dhe nuk e shprehin këtë problem.
Ajo tha:
Ka të bëjë shumë me stigmën që është shumë e lartë në Shqipëri. Në Shqipëri ka 350 mijë persona që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor. Kjo nuk flitet dhe rreth 85 % nuk marrin trajtim për problemet e shëndetit mendor. Kemi numrin më të ulët të psikiatërve në Europë dhe kemi probleme me psikologët dhe psikiatrët pasi nuk janë të trajnuar për psikoterapi pasi mbarojnë univeristetin.