Lajme Javore

Informohu i pari

Pse më linde/ 20-vjecarja con në gjykatë mjekun që e solli në jetë…

20-vjeçarja padit mjekun pse e solli në jetë, fiton dëmshpërblim miliona dollarë.

Një vajzë 20-vjeçare ka fituar gjyqin ndaj mjekut që e solli në jetë, të cilin e paditi me pretendimin se ai nuk duhet ta kishte lindur.

Evie Toombes, e cila vuan nga sëmundja e rrallë spina bifida që prek foshnjet në fetus, paditi doktorin duke thënë se ai nuk i tha nënës së saj të merrte acid folik gjatë shtatzënisë.

Dhe tani ka fituar miliona dollarë dëmshpërblim. Për shkak të defektit në shtyllën kurrizore, Evie ndonjëherë kalon 24 orë e lidhur me tuba oksigjeni.