Protesta e punonjësve të fasonerisë: Drejtori s’na hap derën, s’kemi bukë turp të ketë!
Rreth 50 punonjës të fasonerisë në qytetin e Korçës kanë protestuar mëngjesin e sotëm përpara drejtorisë së tatimeve pasi u janë refuzuar pagat e lu ftës.
Këta punonjës pasi janë lajmëruar nga pronari i tyre se nuk do përfitojnë pagesën e luf tës janë mbledhur përpara drejtorisë së tatimeve të qytetit në shenjë proteste.
Ata tregojnë se janë prej vitesh me sigurime dhe se ju takon ky 400 mijë lekësh.
Kam 22 vjet sigurime nuk më takon mua një 400 mijë lekësh për bukë. Jam borxh deri në grykë nga të katër anët s’kam bukë të ha.
Kështu shprehet njëra nga punonjëset.
Ata ankohen se kanë punuar pa pushim edhe të shtunave edhe të dielave dhe se kanë detyrim t’ju paguajnë pagën e lu ftës.
Trokitëm në zyrën e drejtorit dhe nuk e hap, të ketë turp!
Ata tregojnë se ju kanë thënë se nuk ju takon paga e luf tës ndërsa janë me siguracione dhe se janë pa punë prej datës 10 mars.
Po ashtu thonë se kanë punuar në kushte të këqia dhe kanë udhëtuar prej vitesh në një autobus të ndotur.