Lajme Javore

Informohu i pari

Propozim në karantinë, Era Rusit i kërkojnë dorën për fejesë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Era Rusi ka marrë një propozim për fejesë e martesë nga një fans i cili i ka shkruar në rrjete sociale. Këtë e zbuloi vetë Era në një lidhje live nga shtëpia e saj me emisionin “Ftesë në 5”.

“Sot më shkruajti dikush që kishte bërë të gjithë planin. Donte të më njihte, do dilnim për kafe, do darkonim, do lidheshim, do më kërkonte dorën për fejesë dhe do martoheshim”, tregoi Era.

Këngëtarja tha se natyrisht i dha një përgjigje negative personit. “Nuk është në planet mia”, tha Era.