Lajme Javore

Informohu i pari

Prokurori shqiptar kaloi vettingun/ Feston me puthje ne buze me gruan

Histori dashurie në sallën e Prokurorisë, pasi entuziazmi është shumë i madh për të gjithë personat që kalojnë Vetingun, e sidomos ata që janë shkarkuar njëherë.Prokurori i Krujës, Florian Bonjaku është rikonfirmuar në detyrën e tij pas kalimit të vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe kjo ka sjellë entuziazëm të madh.Bonjaku rezultoi se kishte figurë të pastër, ndërasa në momentin e komunikimit të vendimit ai nuk mundi ta përmbante gëzimin.

Normalisht i pritshëm vendim i rëndësishëm.Bonjaku nuk ishte vetëm në sallë. Ai kishte marrë dhe familjarë dhe natyrisht nuk e ka përmbajtur gëzimin në momentin që është vendosur në lidhje me fatet e tij dhe vazhdimin e detyrës.Ai ka nxituar drejt bashkëshortes së tij që ishte e pranishme në sallë duke shkëmbyer puthje e përqafime, edhe pse në sallë kishte kamera pa e vrarë mendjen.Një mesazh shumë i bukur që dhe njerëzit e ligjit janë njerëzor dhe mbi të gjitha duhet të jemi njerëzor. Dashuria është ndjenja më e bukur. S’ka më mirë se sa kur triumfon.