Princi William thyhen protokollin mbretëror për të bërë foto me vajzën me Sin dromën Dawn
Princi William ka thyer protokollin mbretëror për të bërë foto me një fanse në Irlandë.
Mbretërorët zakonisht nuk bëjnë foto apo firmosin autografë me pjesëtarë nga publiku, por Duka i Cambridge në mënyrë të qartë vendosi të bënte një përjashtim kur Jennifer Malone i zgjati atij një buqetë me lule përpara se t’i kërkonte një selfie në qytetin e Kildare të mërkurën.
Mamaja e Jennifer e postoi foton në Twitter dhe u pëlqye më shumë se 1300 herë.
Duke gjykuar nga komentet, duket se foto nxjerr në pah edhe vizitën e parë zyrtare të William dhe Kate në Republikën e Irlandës.
Një person tha:
Jennifer ti duhet të jesh një person i mrekullueshëm dhe një zonjushë e bukur. Sigurisht edhe Princ William nuk mund të priste pa bërë një selfie me ty.
Një tjetër tha:
Foto e bukur Jennifer. E pranoj, William është i sjellshëm, miqësor dhe me klas. Një njeri i mirë.
Një person i tretë tha:
Foto fantastike dhe e dashur për ta patur. A nuk është ai një xhentil dhe me fat që të takoi ty.
Kjo nuk është hera e parë që Jennifer bën foto me një person të famshëm, duke qenë se vitin e kaluar ka takuar aktorin australian Hugh Jackman.
Burimi: LadBible | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania