Lajme Javore

Informohu i pari

Princesha e Suedisë u bashkohet bluzave të bardha në luftën kundër koronavirusit

Princesha Sofia e Suedisë ka vendosur t’i bashkohet bluzave të bardha për të ndihmuar në kurimin e pacientëve të infektuar. Duke nisur nga dita e sotme, ajo është zyrtarisht pjesë e stafit spitalor, pas një kursi të përshpejtuar që bëri për të qenë e aftë të ndihmojë në sektorin e shëndetësisë.

Princesha u përgatit nga Kolegji Universitar Sophiahemmet, në të cilin po trajnohen mbi 80 persona në javë. Ish-modelja u bë pjesë e familjes mbretërore Suedeze në 2015, pasi u martua me Carl Phillip, i cili është djali i mbretit Carl Gustaf. Sofia ishte një modele se suksesshme, e cila e la pas karrierën e saj pasi njohu princin Carl.

Ajo tashmë ka vendosur të punojë vullnetarisht në spital, pa vendosur limite kohore. Sofia ka ndjekur modelin e kryeministrit suedez, i cili tashmë punon në spital 1 ditë në javë, për t’u ardhur në ndihmë pacientëve të infektuar.