Lajme Javore

Informohu i pari

Prezantuesja shqiptare përlot me rrëfimin/ Më kapi për krahu për të më futur në makinë një burrë në Amerikë, zoti e di si shpëtova





Lei Kraja ka rrëfyer disa të pathëna më parë për jetën e saj. Bukuroshja ka treguar një histori, e cila lidhet me periudhën kur moderatorja e sportit jetonte në New York.

Ajo shprehet se ka përjetuar një moment të fri k shëm, pasi një man iak e ka ndjekur me makinë nga pas për ta rr ëmbyer.

Lei thotë se për t’i shpëtuar rrë mbimit të tij, i është dashur të vrapojë aq shumë sa as vetë nuk e di si ka mundur të shpëtojë.

“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e fri kësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time”, shprehet Lei në “Natë me Aulonën”.

E pyetur se si arriti të shpëtonte, ajo u përgjigj:

“Shkova nëpër shkallë, u futa u fsheha. Ishte episod shumë i fri ks hëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë”.