Presidenti Meta ndan foto me hudhër sipër kokës: Shumë i lumtur të jem sot në …
Presidenti Ilir Meta përshëndet fansat e tij me një foto nga Himara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se po përjeton një lumturi shumë të madhe në Pilur të Himarës, me pamjen e mrekullueshme të kështjellës. Në foton e publikuar, vërehet edhe një hudhër.
Postimi i plotë:
“Shumë i lumtur të jem sot në Pilur të Himarës, në këtë kështjellë të pamposhtur të patriotizmit dhe simbol të bukurisë natyrore shqiptare, për të vlerësuar Kapedanët e Bregut dhe Luftës së Vlorës, por dhe disa nga emblemat e polifonisë sonë të mrekullueshme”.