Lajme Javore

Informohu i pari

Presidenti i Ukrainës i lutet Europës/ Mos heshtni më kjo gjë na ndodhi ne mund t’u ndodh të gjithëve!

Presidneti i Ukrainës Volovdymir Zelensky iu drejtua botës dje me një video mesazh. ”Ne po mbrojmë vendin tonë nga një pushtim i plotë. Sot disa nga us htarët tanë janë duke shërbyer aktualisht në vendin tonë, disa prej tyre janë mjekë, të cilët në kushte të vështira kryejnë ope racione kirurgjikale.

Ata po punojnë për të mbrojtur fëmijët. Unë kam një fjalim tre minutash tani. Minutën e parë dua t’ia kushtoj të gjithë atyre që humbën jetën në lu ftë. Le t’ia kushtojmë këtë minuttë heshtje usht arëve tanë, zjarrfikësve dhe pilotëve tanë, atyre që lu ftuan heroikisht, atyre që mbrojtjen vendin e tyre, shpirtat e tyre u prefshin në paqe’.

‘Minutën time të dytë dëshiroj të përkujtoj qytetarët tanë. Civilët, fëmijët, dhjetra qindra njerëzve që humbën jetën për sovranitetin e vendit tonë. Ndërsa minutën time të tretë këtu dua t’ju bëj thirrje popullit të Europës.Ju lutem ngrini zërin, mbështesni luf tën tonë, Sepse nëse Ukraina bie, do të bjerë edhe Europa. Mos e injoroni atë që po ndodh. Dilni dhe mbështesni sa më shumë Ukrainën sa më shumë që të mundeni, dhe nëse fitojmë, kjo do të jetë fitorja e botës demokratike. Ky do të jetë triumfi i lirisë sonë. Nëse fitojmë do të lulëzojmë sa Europa. Rroftë Ukraina.

Mijëra njerëz që zhvilluan një demonstratë në Pragë, kryeqytetin e Republikës Çeke, kundër pushtimit rus të Ukrainës, ndoqën fjalimin e Presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelenski, në ekranin gjigant të ngritur në shesh.