Lajme Javore

Informohu i pari

Policia e Lleshit s’përmbahet, qytetari: E arrestuan kot pa lidhje, i vunë prangat në sy të vajzës të mitur

Një qytetar ka shkruar gjatë ditës së sotme pranë redakisë së JOQ Albania. Ai ka treguar se në zonën e Institutit në Tiranë, një burrë kishte dalë më vajzën e vetë, jo më shumë se 4 vjeçe.

Deri këtu çdo gjë është normale, por qytetari më pas tregon se policia, që është në drejtimin e ministrit Sandër Lleshi, e kapi pa bërë gjë fare dhe madje e prangosën edhe në sy të fëmijës.

Më tej qytetari sqaron se burri që arrestuan nuk bëri asgjë, as u zu me njeri dhe u arrestua pa lidhje. Në mesazhin e tij qytetari pyet edhe se është shtet ky që sillet në këtë mënyrë?!

Mesazhi i plotë:

Pershendetje sot ne insitut doli nje djal me femin e vet 4 vjec dhe policia e arrestuan pa ju bere gje ne sy te femis e kapen ky ju hiku dhe I vun prangat per kot a eshte korrupsion ndaj shtetit kjo dua mendimin e publikut. Ky I nderuari qe e arrestuan nuk doli as me u Zan me njeri as fare doli thjesht me vajzen e tij te mitur thuaj se 3-4 vjece edhe me vallain Duke ikur deri te dyqani e tij dhe keto e arrestuan kot pa lidhje CA shteti eshte ky ?
Më poshtë po sjellim edhe videon, që ka nisur qytetari pranë JOQ Albania. Si shikohet në video, policët që duhet të mbrojnë qytetarët u dhunojnë të drejtat.