Policia befason femrat në Vlorë! U ndalon makinat dhe i dhurojnë lule dhe përqafime (Video)
Efektivët e policisë së Vlorës shpërndajnë lule në forme urimi për zonjat e qytetit të Vlorës me rastin e 8 marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në pamjet e siguruara nga operatori Marjus Seiti për “BalkanWeb” ata shihen teksa janë nisur nga Komisariati me motorë dhe mjete të tjera të policisë dhe iu kanë dhuruar lule vajzave e grave si atyre që lëviznin më këmbë në rrugë ashtu dhe atyre që drejtonin makinat.
Së bashku me lulet një kartolinë urimi për vajzat dhe gratë e qytetit të Vlorë. Ndërkohë që një nga efektivët ka hequr dhe kokoren duke përqafuar një vajzë që mori lule pavarësisht fr.ikës nga koronavirusi.
8 marsi është Dita Ndërkombëtare e Grave. Në kuadër të kësaj dite të shënuar, janë mbajtur protesta paqësore në Tiranë e në Durrës për të kërkuar të drejtat e grave. Në Tiranë ashtu si edhe në Durrës gratë marshuan para Drejtorisë së Policisë. Me parrullën “Ndal dhu nës, më tepër dashuri” gratë nga Durrësi protestuan sot në qytetin bregdetar.