Lajme Javore

Informohu i pari

Policët dhe zjarrfikësit thyejnë distancën e sigurisë, duartrokasin jashtë spitalit stafin mjekësor

Mjekët janë ata që sot ndodhen në vijën e parë të frontit në luf tën kundër koronavirusit. Çdo mjek sot është një aset kombëtar për çdo vend dhe meriton respektin dhe vlerësimin e të gjithëve për punën që po bën.

Pikërisht për këtë punë të palodhur policët dhe zjarrfikësit në Angli kanë bërë diçka të veçantë për stafin mjekësor të një spitali.

Ata kanë thyer distancën e sigurisë, janë vënë në rresht dhe kanë filluar të duartrokasin jashtë spitalit Southland.

Ajo që u vu re nga publiku I gjerë ishte se policët nuk ishin në distancë nga njëri-tjetri, duke injoruar këshillat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit .

Nga pamjet shihet sesi oficerët e policisë rreshtohen krah për krah ndërsa duartrokasin punonjësit e NHS që luf tojnë me koronavirusin brenda spitalit.

Ata gjithashtu ndezin edhe dritat blu të makinave për të krijuar një ambient të veçantë.