Lajme Javore

Informohu i pari

Po rrit e vetme 8 fëmijë, rrëqeth nëna: Kam shituar gjakun tim për t’i ushqyer

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar nga koronavirusi. E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Disa edhe ndoshta nuk kanë fare. Por historia e Flutura Zenelit është akoma edhe më e trishtë se kaq. Ajo po rrit e vetme 8 fëmijë, 2 prej të cilëve janë të sëmurë.

Më parë bashkë me fëmijët ajo mblidhte kanaçeve e materiale plastike në kazanët e mbeturinave. Bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë dhe në moshën 36 vjeçare, Flutura mbeti e vetme.

Më e trishtë në historinë e saj është se ajo ka shitur edhe gjakun e trupit të saj për të fituar disa para që të ushqente fëmijët. Ajo ka thënë për “ora news”:

Kam shitur gjakun e trupit për të rritur kalamajtë. I kam pasur të dy fëmijët me temperature. Tjetri as nuk flet as nuk dëgjon. Një vakt në ditë hamë, me kursim. Më shumë ujë sesa ushqim. Kam nevojë të më rregullojnë edhe pak banesë, sepse çfarë bie jashtë bie dhe brenda. Të jetoj dhe unë si gjithë të tjerët.
Në këto ditë të vështira për të gjithë ajo ka shumë nevojë për ndihmë dhe lutet që të ndihmojnë, pasi e ka shumë të vështirë.