Lajme Javore

Informohu i pari

Po na zbardh faqen në botë/ 22-vjecari shqiptar tregon krenar varësen me shqiponjë: Do e mbaj deri sa të jap shpirt, jam shqiptar jo amerikan

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bP pjesë e programit Joland Novaj, modeli 22 vjeçar me origjinë nga Prizreni që ia doli të sfilonte për koleksionin e “Gucci-t”.

Në daljen e parë televizive, Jolandi u shpreh shumë i emocionuar për gjithë mbështetjen, duke treguar se nuk po i ndal dot lotët e gëzimit prej një jave. Ai tregoi se ka nënshkruar një kontratë 3 mujore me “Gucci”, ndërsa pranoi se pas gjithë shkëlqimit në sfilatë fshihen shumë orë pune.

“Nuk është aq e lehtë sa duket. Kemi qenë të mbyllur në Itali për një muaj e gjysmë, duke punuar nga 20 orë në ditë”, tha ai.

I lindur dhe rritur në SHBA, Jolandi jo vetëm që fliste shumë mirë shqip, por nuk e hiqte në asnjë moment nga qafa varësen me shqiponjën dy krenare.

“E them kudo që jam shqiptar, jo amerikan. Varësen do e mbaj derisa të v des”, tha me krenari 22 vjeçari.