Po luf ton për jetën në terapi intensive, infermierja humb nënën e saj nga koronavirusi
Një infermiere ka rezultuar pozitive ndaj Covid 19, vetëm pak ditë pasi mamaja e saj ndërroi je të pikërisht nga koronavirus. Anusuya Chandra Mohan, mamaja e infermieres, ndërroi je të pas përkeqësimit të simptomave të Covid 19.
Tashmë, infermierja Jenifer është duke luf tuar për jetën në terapi intensive. Ajo u kujdes për mamanë e saj në fillim të sëmundjes, por teksa mamaja e saj u përkeqësua, edhe Jenifer u sëmur. Për këtë arsye, Jenifer ende nuk e di që mamaja e saj ka ndë rruar je të, pasi nuk pati mundësi t’a shihte për herë të fundit.
Një deklaratë familjare thoshte:
Familja jonë dëshiron që Jenifer të arrijë t’a shohë mamanë e saj edhe një herë për herë të fundit, përpara se ajo të përcillet për në banesën e fundit. Prandaj kërkojmë që funerali i Anusuya të shtyhet, por kjo kushton shumë. Kemi hapur një fond, ku mirëpresim të gjithë ata që duan të ndihmojnë familjen tonë dhe Jenifer, për të mbuluar kostot e funeralit të vonuar të mamasë së saj. Ne besojmë se Jenifer do të përmirësohet. Ajo është vërtet keq, por ne kemi ende shpresa. E dijmë që kur Jenifer të dalë nga terapia intensive, nuk do ia falë dot vetes që nuk e pa mamanë e saj për herë të fundit.