Po kërkon nënën e tij biologjike, i riu ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që ta gjejë
Një i ri i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë të veçantë.
Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve për të gjetur nënën e tij biologjike.
I riu quhet Andi Çerenishti, ndërsa tregon edhe emrin e nënës së tij biologjike.
Andi thotë se nëna e tij quhet Jetmira Muhamet Bydyrna, me mbiemrin e vajzërisë dhe ka lindur në vitin 1976.
I riu thotë se informacionet mbi nënën e tij i ka marrë nga Komiteti Shqiptar i Birësimit.
Kushdo që e njeh apo ka informacione për nënën e tij, është i lutur të kontaktojë në redaksinë e JOQ Albania, që dhe Andi ta njohi e takojë nënën e tij biologjike.
Mesazhi i plotë:
Pershendetje JOQ! Kerkoj nje person te quajtur Jetmira Muhamet Byrdyna (mbiemri i vajzërisë). Ju lutem nese dikush e njeh te me kontaktojë nepermjet jush. Është nëna ime biologjike! Keto jane detajet qe kam marr nga komiteti shqiptar i birësimit. Emri mbiemri dhe atesia e nenes time biologjike. Gjithashtu dhe datëlindja 1976. Kam kerkuar edhe ne emisione te tjera televizive ne Shqiperi, por nuk me kane ndihmuar pasi me kane dashur vetem per show. Shpresoj qe te me ndihmoni ta gjej nenen time biologjike. Flm po e postuat do te me ndihmonit shumë 😔