Lajme Javore

Informohu i pari

Po bën namin në YouTube, vogëlushja 6-vjeçare blen apartamentin me vlerë 6.4 milionë Pound

Një vogëlushe 6-vjeçare nga Koreja e Jugut ka blerë një bllok apartamentesh 5-katëshe në Seul për 6.4 milionë Pound.

Boram bleu pronën në periferi të qytetit Gangnam më 3 prill së bashku me prindërit e saj, nëpërmjet kompanisë Boram Family, sipas një dokumenti publik regjistrimi të pasurive të paluajtshme.

Ajo fiton rreth 2.5 milionë Pound në muaj nga dy kanalet e saj në YouTube, Boram Tube Vlog që ka 17.7 milion abonues dhe Boram Tube ToysReview me 13.6 milion abonues.

Të dyja kanalet kanë për qëllim fëmijët. Në kanalin e parë ajo flet për jetën e saj të përditshme, ndërsa në kanalin e dytë përshkruan lodrat e ndryshme për fëmijë.

6-vjeçarja është një nga fëmijët më të ndjekur në rrjetet sociale, jo vetëm në Korenë e Jugut, por në mbarë botën.

Videot e saj kanë marrë miliona shikime, ndërsa më e klikuara numëron 377 milionë shikime, që tregon Boram duke gatuar.

Megjithatë, ka edhe shqetësime për vogëlushen.

Shoqata “Save The Children” raportoi disa nga videot e Boram në polici, ku njëra prej tyre tregonte Boram duke vjedhur portofolin e prindërve.

Ata iu drejtuan gjykatës në vitin 2017, duke pretenduar se prindërit e Boram po “përfitojnë financiarisht” prej saj, duke shpërndarë edhe video që kanë ndikim negativ në shoqëri dhe tek fëmijët e tjerë.

Gjykata për Çështjet Familjare në Seul u tha prindërve të Boram se ata kishin nevojë për të kryer një kurs këshillimi për të parandaluar përfitimin nga fëmijët.

Këto shqetësime vijojnë të rriten, pasi janë të shumtë prindërit që po përdorin fëmijët e tyre për të fituar financiarisht nga videot në YouTube.

Një deklaratë për këtë çështje, një nga përfaqësuesit e Youtube tha:

Përmbajtja që rrezikon fëmijët është e papranueshme. Krahas ekspertëve, ne kemi punuar gjerësisht për sigurinë e fëmijëve, duke përdorur politika të rrepta dhe po i zbatojmë ato në mënyrë strikte. Ne po i fshijmë të gjithë kanalet e YouTube që shkelin kushtet tona të shërbimit.”