Lajme Javore

Informohu i pari

Po bëhet cdo gjë për të ndalur Putinin/ Zëvendëspresidentja e SHBA-së shkon në Poloni, ja çfarë do ndodhë

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, u nis për në Poloni të mërkurën nën një re pasigurie mbi një plan perëndimor për t’i siguruar avionë lu ftarakë Ukrainës.

Harris nuk iu drejtua gazetarëve përpara se të hipte në aeroplanin e saj. Air Force Two u largua nga Washingtoni pak para orës 8 të mëngjesit drejt Varshavës, ku Harris planifikon të takohet me liderët e vendit gjatë ditës së nesërme në një përpjekje për të marrë mbështetje ndërkombëtare dhe për të bindur një nga aleatët më lindorë të NATO-s.

Misioni i saj është i ndërlikuar nga çështja mbi avionët e epokës sovjetike, të cilët Ukraina po i kërkon që të vazhdojë luf tën e saj kundër Rusisë. Propozimi i Polonisë për të transferuar së pari pronësinë e avionëve MiG-29 te Shtetet e Bashkuara i gjeti zyrtarët e administratës Biden plotësisht të papërgatitur dhe i njëjti u refuzua nga Pentagoni.

Harris do të diskutojë këtë çështje këtë javë, thanë zyrtarë të lartë të administratës përpara largimit të saj, shkruan CNN.

Në Varshavë, Harris do të takohet gjithashtu me refugjatët që kanë ikur nga Ukraina, si dhe me diplomatë amerikanë që u zhvendosën në Poloni nga ambasada e ShBA-së në Kiev.