Lajme Javore

Informohu i pari

Pllakos zia në Shqipëri/ Motrat 16 dhe 19 vjeçe ndahen nga jeta, nëna 43 vjeçe tenton t’i shpëtojë dhe nuk ia del

Shqipëria po kalon ditë të vështira, shumë persona po humbasin jetën për arsye shumë sociale. Dy fëmijë humbën jetën në liqenin e Prushit, ndërsa sot skenën e rimerr Puka.Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin verior. Mësohet se një grua dhe dy vajzat e saj kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.Njëra prej vajzave ka qenë duke bërë dush kur ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, motra e saj i ka shkuar në ndihmë por edhe ajo ka humbur jetën.

Sapo mamaja e vajzave ka shkuar te dera e tualetit ka humbur jetën edhe ajo. Nëna u mundua të ndihmonte vajzat e saj, por energjia elektrike kishe rënë në kontakt me ujin.Detajet e reja kanë dalë nga Policia. “Fushë Arrëz/ Informacion paraprak Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, shkruhet në njoftim.