Lajme Javore

Informohu i pari

Plazhistët ikën direkt nga deti/ Fenomen i çuditshëm në qiellin e Durrësit

Mëngjesin e sotëm e gjithë zona e Vollgës dhe e gjithë qytetit të Durrësit është mbuluar nga mjegulla, e cila po vazhdon për minuta të tëra.

Siç duket edhe në videon e publikuar nga Durrëslajm, në zonat ku është shfaqur mjegulla e dendur, shikueshmëria është minimalizuar, duke krijuar kështu vështirësi në qarkullimin e mjeteve.Nuk është hera e parë që ndodh ky fenomen në qytetin e Durrësit, pasi edhe para pak javësh mjegulla e dendur u shfaq në zonën e Shkëmbit të Kavajës.